Tifozi shqiptar i Romës që bëri mijëra kilometra për të përshëndetur De Rossin

Futboll

Tifozi shqiptar i Romës që bëri mijëra kilometra për të përshëndetur De Rossin

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:50
De Rossi është larguar nga Roma

Pas 18 viteve, De Rossi është larguar nga Roma. Ai luajti ndeshjen e fundit në “Olimpico”, aty ku i pranishëm ishte edhe tifozi shqiptar, Genc Hasani.

Ndeshja Roma – Parma në “Olimpico”, ishte e fundit për ikonën, Daniele De Rossi, i cili i dha lamtumirën klubit që e veshi fanellën për 18 vite.

Për t’ia bërë edhe më të ëmbël këtë ndeshje lamtumirëse, Ranieri e hodhi De Rossin në fushë nga minuta e parë, teksa “Olimpico”, që ishte mbushur përplot – vazhdimisht thërriste emrin e kapitenit.

Mijëra tifozë kishin shkuar në stadium për t’i dhënë lamtumirën njeriut që i dha shumë futbollit dhe Romës dhe mesin e mijërave, fatin e kishte edhe shqiptari, Genc Hasani.

Hasani, që jeton dhe vepron në Francë, ishte i pranishëm në “Olimpico” për të parë për herë të fundit kapitenin legjendar me fanellën e skuadrës së zemrës, dhe për t’i dhënë edhe ai lamtumirën.

Ai ka dërguar disa video në redaksinë të De Rossit, nga fillimi i ndeshjes dhe deri në momentin kur largohet nga loja dhe duartrokitet nga i gjithë stadiumi. Në videon e dërguar nga Hasani, shihet edhe Giggi Buffon, teksa i jep lamtumirën ish-shokut të Kombëtares së Italisë.

Image

De Rossi e ka veshur fanellën e Romës 615 herë dhe ka realizuar 63 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat