Më i paguari

Futboll

Më i paguari

Më: 29 maj 2019 Në ora: 10:58
Antonio Konte

Antonio Konte jo vetëm do të bëjë rikthimin e tij në Serinë A si trajneri i ri i Interit, por klubi zikaltër do ta bëjë atë gjithashtu edhe trajnerin më të paguar në Itali (vitin e parë do të fitojë 10 milionë euro, plus 2 milionë bonuse në rast titulli, ose trofesh të tjerë, ndërsa paga e tij do të vijë në rritje, teksa në vitin e tretë do të kapë kuotën 12 milionë neto në vit), të paktën deri në pritje për të kuptuar dhe mësuar se cili do të jetë strategu i ardhshëm i Juventusit dhe kontrata që ai do të firmosë.

Gjithsesi, të gjitha detajet mes palëve janë arritur dhe madje, "Corriere dello Sport" nënvizon se mes Kontes dhe drejtuesve ka edhe një pakt, sipas të cilit "Gjenerali” beson se mund të sjellë titullin kampion brenda dy viteve të tij të parë në Milano. Sigurisht që për të arritur te ky objektiv, Interi do t’i plotësojë atij disa dëshira të rëndësishme në merkato, sepse vetëm duke ngushtuar totalisht diferencën teknike me Juven ky plan mund të bëhet i mundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat