Raportimet e djeshme për shkarkimin e trajnerit spanjoll janë mohuar nga klubi.
Gjatë ditës së djeshme në mediat spanjolle u përfol se Barcelona kishte marrë vendim për ta shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde, për shkak të dështimeve në Ligën e Kampionëve dhe finales së humbur në Kupën e Mbretit në Spanjë.
Por ka qenë klubi katalanas ai cili ka mohuar largimin e trajnerit, pasi presidenti Josep Maria Bartomeu është i kënaqur me punën që Valverde është duke bërë me skuadrën.
Te Barça më parë preferojnë të largojnë disa lojtarë që nuk janë në planet e trajnerit, sesa ta fajësojnë atë për dështimet e dy viteve të fundit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Valverde ka arritur që dy vite rresht ta fitojë La Ligën me katalanasit por zhgënjimi në Evropë, ka bërë që ai të vihet në qendër të kritikave.