Interi i bën dalje Spallettit me 2 fjali!

Futboll

Interi i bën dalje Spallettit me 2 fjali!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:34
Luciano Spalletti

Tashmë nuk është ndonjë befasi, sepse lajmi dihej prej kohësh, por zyrtarizimi mungonte dhe ka ardhur sot: Interi ka pushuar nga puna trajnerin Luciano Spalletti, i cili kishte kontratë deri në 2021.

Klubi zikaltër ka dalë me një njoftim të turpshëm, me vetëm 2 rreshta dhe asnjë foto.

"FC Internazionale Milano komunikon se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë.

"Klubi e falënderon trajnerin për punën e zhvilluar dhe rrugëtimin së bashku".

Tashmë pritet zyrtarizimi i Antonio Contes në stol, por sjellja e Interit me siguri do të ngjallë polemika, sepse sado probleme të ketë pasur me Spallettin, do duhej diçka më shumë se 2 fjali lamtumire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat