Shabani nuk vazhdon kontratën me SC Shirak

Futboll

Shabani nuk vazhdon kontratën me SC Shirak

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:52
Bunjamin Shabani nuk vazhdon kontratën me SC Shirak

Pas një sezoni shumë të mire në kampionatin e futbollit në Armeni, mesfushori kumanovar, Bunjamin Shabani ka vendosur të përfundojë aventurën e tij te skuadra e SC Shirak, shkruan gazeta Lajm d  Maqedonisë Veriore.

Shabani dhe drejtuesit e SC Shirak nuk arritëm të dakordohen për kontratën e re.
Ai të hënën do të kthehet në vendlindje për festën e Fitër Bajramit dhe do të jetë në pritje të ofertave nga klube të ndryshme europiane dhe jovetëm.

28 vjeçari te SC Shirak u transferua vitin e kaluar, duke treguar ndeshje shumë pozitive. Shabani shënoi një gol dhe pati gjashtë asiste.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të shumta në vend dhe jashtë tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat