Shaqiri triumfon në Ligën e Kampionëve, Xhaka i dërgon një mesazh urimi në shqip

Futboll

Shaqiri triumfon në Ligën e Kampionëve, Xhaka i dërgon një mesazh urimi në shqip

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:56
Xhaka dhe Shaqiri

Lojtari me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka triumfuar për herë të dytë në karrierën e tij në garën më prestigjioze në futbollin evropian, Ligën e Kampionëve.

Shaqiri me skuadrën e Liverpool arritën që të mposhtin në finalen e ‘Wanda Metropolitanos’ skuadrën e Tottenham Hotspur me rezultatin 0:2.

Kështu, ‘The Reds’ gëzojnë titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të skuadrës.

Në këtë triumf morri pjesë edhe Xherdan Shaqiri, i cili pas ndeshjes u urua nga shoku i tij tek kombëtarja e Zvicrës, gjithashtu me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

“Urime vëlla” shkruhet në ‘Instastoryn’ e publikuar nga Granit Xhaka në llogarinë e tij private në ‘Instagram’.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat