Probleme tek Italia, ylli i Inter lëshon skuadrën kombëtare

Futboll

Probleme tek Italia, ylli i Inter lëshon skuadrën kombëtare

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:54
Probleme tek Italia, ylli i Inter lëshon skuadrën kombëtare

Kanë filluar problemet e para tek kombëtarja e Italisë, në prag të dy ndeshjeve të radhës që skuadra luan në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Anësori i Inter, Matteo Politano ka lëshuar skuadrën e Italisë, pas një dëmtimi në këmbën e majtë.

Ish ylli i Sassuolo po luftonte për një vend në formacionin startues për ndeshjen kundër Greqisë më 8 qershor, por tashmë do të jetë jashtë skuadrës.

Lojtari është liruar nga obligimet me kombëtaren këtë pasdite pas lëndimit që pësoi gjatë seancës stërvitore.

Italia ka fituar dy ndeshjet e para në kualifikimet Euro 2020 kundër Finlandës dhe Lihtenshtajnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat