Reali i Madridit vijon të projektojë ristrukturimin e artiktekturës së organikës aktuale për edicionin e ardhshëm dhe sikundër dihet lista e dëshirave të gjigandëve spanjollë përbëhet nga emra elitarë të fushës së blertë me në krye francezin e Djajve të Kuq Paul Pogba.
Por ndyshe nga deri më sot ku nuk ka pasur asnjë hap konkret në drejtim të këtij operacioni mediat spanjolle flasin se tashmë madrilenët e Realit e kanë përpiluar ofertën që do t’i prezantojnë Djajve të Kuq të Premier Leagues, klub që ka në pronësi kartonin e mesfushorit Pogba.
Kështu Los Blancos kanë vendosur të përfshijnë në ofertën e tyre tre emra të rëndësishëm si galaktikët Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez.
Një strategji kjo e menduar mirë sipas të cilës siç vijojnë mediat spanjolle presidenti Florentino Perez mundohet të ulë disi koston e kësaj tratative në termat financiarë me gjigandët anglezë që e vlerësojnë Pogban jo më pak se sa 150 milionë euro.
Me Pogbanë si forcë të shtuar në skuadrën e kryeqytetit spanjoll skuadra e Zinedine Zidane do të tëntojë të arrijë objektivat madhorë që synon ky klub elitar pas këtij sezoni zhgënjyes që sapo lanë pas.