Fillon parada e triumfit në Champions

Futboll

Fillon parada e triumfit në Champions

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 18:35
Fillon parada e triumfit në Champions

Liverpooli ka nisur festën me fansat pas triumfit në finale të Champions League.

Liverpooli u tregua shumë i fortë për rivalin e Premierligës, Tottenhamin, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”, duke triumfuar 2:0.

Mohamed Salahu dhe Divock Origi e shënuan nga një gol për t’ia siguruar klubit të tyre trofeun e gjashtë në histori, pjesë e të cilës skuadër ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Tashmë ka nisur festa në qytetin e Liverpoolit ku mijëra tifozë kanë dalë në rrugë për t’i përshëndetur heronjtë e tyre që kthyen në shtëpi trofeun pas 14 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat