“Vardari kampion”, manifestim dhe fyerje ndaj shqiptarëve

Futboll

“Vardari kampion”, manifestim dhe fyerje ndaj shqiptarëve

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:06
Pamje nga manifestimi

Ky akt, sipas Kodit Penal, është vepër penale në Maqedoni, ndërsa dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet. Megjithatë, kënga e njohur e tifozëve me gjuhë të urrejtjes u këndua në sheshin qendror të Shkupit dje gjatë festimit për titullin evropian të klubit të hendbollit “Vardar”. Burime nga Prokuroria për Alsat thonë se janë duke u monitoruar të gjitha ngjarjet dhe publikimet dhe çdo kund ku do të përcaktohen elemente për vepër të kryer penale, do të veprohet. Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kërkojnë që institucionet ta sanksionojnë përhapjen e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës.

Deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kanë arritur një numër i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes të regjistruar nga grupet e tifozëve në sheshin e qytetit dhe në rrjetet sociale. Të gjitha paraqitjet janë regjistruar në mënyrë të rregullt nga Komiteti, pas çka do të vijojë reagim përkatës deri tek institucionet kompetente – thonë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Ndërsa mbrëmë ka reaguar edhe policia. Është arrestuar një 36-vjeçar për prishje të rendit dhe qetësisë publike para Kuvendit. Një vajzë shtatëmbëdhjetë vjeçare pësoi djegie në këmbë nga fishekzjarrët. Të dëmtuar janë edhe dy automjete ku njëri është i MPB-së, ndërsa janë arrestuar edhe të mitur.

Gjatë festës, ka pasur denoncim se është dëmtuar një automjet i pasagjerëve në bulevardin” Goce Dellçev “. Automjetin e kanë dëmtuar më shumë persona duke hedhur në të pllaka të bekatonit. Më pas me lëndime trupor në dorën e majtë ka përfunduar F.M. (18 vjeçar). Në lidhje me ngjarjen nga njësia “Alfa”, janë arrestuar pesë të mitur të moshës nga 14 deri 17 vjeçe, të gjithë nga Shkupi – njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Festa vazhdon edhe sot. Për kthimin e hendbollistëve pasdite, Qyteti i Shkupit pagoi një fluturim çarter prej 39 mijë eurove. Pritja në shesh do të kushtojë 32 mijë euro, ndërsa hendbollistët për suksesin e arritur do të shpërblehen me 100 mijë euro nga arka e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat