Agjenti i yllit të Ajax mbërrin në Milano, Interi tenton të mbyllë akordin!

Futboll

Agjenti i yllit të Ajax mbërrin në Milano, Interi tenton të mbyllë akordin!

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 17:14
Ajax

Presing i Interit për një talent të Ajaxit. Zikaltërit, tani që nuk janë më të detyruar nga fair play financiar, do të hapin qesen dhe me emërimin e Antonio Contes në stol, merkato do të ketë fishekzjarre. Emri në fjalë është Donny Van de Beek, mesfushori i talentuar që bëri të gjithë për vete në Champions (gol ndaj Juventusit dhe Tottenham).

Agjenti i holandezit, i rritur te Akademia e "harkëtarëve", pëlqehet shumë nga Interi, teksa agjenti i tij ka udhëtuar në Milano, sipas asaj që shkruan "Fcinterneës.it", për të biseduar personalisht.

Vlera e tij është 50 mln euro, teksa Ajax refuzoi Dortmundin me 35 mln euro. Në garë janë edhe Manchester United, Tottenham dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat