Akuzohet për përdhunim, shpërthen prezantuesja e njohur

Futboll

Akuzohet për përdhunim, shpërthen prezantuesja e njohur

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:59
Akuzohet për përdhunim, shpërthen prezantuesja e njohur

Kjo javë nisi me lajme tronditëse për Neymar Jr., i cili akuzohet për përdhunim. Është pak a shumë e njëjta histori si ajo e Cristiano Ronaldos me modelen amerikane, Kathryn Mayorga, e ndodhur para një dekade, por e rikthyer në vëmendje nga mediat fillimin e këtij viti. Akuza e rëndë ndaj yllit të PSG, transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit (222 milionë euro) është bërë nga një femër braziliane në stacionin e policisë në Sao Paulo. 

Ajo pretendon së është abuzuar seksualisht më 15 maj, në Paris, nga Neymar. Për të mbrojtur veten para të gjithë ndjekësve të tij, sulmuesi bëri publike bisedën në Instagram me viktimën e supozuar. Ai tregoi disa fotografi, që ia kishte dërguar me të brendshme dhe rroba banje. Dhe pikërisht për këtë, Policia Civile e Teresopolis u shfaq në kampin stërvitor të “La Canarinha”, ku ndodhet aktualisht Neymar, për ta informuar se është duke u hetuar për zbulimin e fotove intime të ankueses.

Programi i “Telecinco”, i drejtuar nga prezantuesja e njohur televizive braziliane, Ana Rosa, u përqendrua të hënën mbi këtë temë. Kjo e fundit ishte shumë e zemëruar me qëndrimin e ish-lojtarit të Barcelonës, kur tha: "Ai ka mentalitet “macho”, ndryshe nuk mund ta shpjegoj publikimin e fotove provokuese të një femre si mbrojtje prej saj.

Nëse akuzohet për përdhunim, çfarë synon të demonstrojë Neymar me këto foto? Ato janë dy gjëra të ndryshme. Nëse keni bërë një shkelje, ose keni keqtrajtuar dikë, pranoni gjykimin e plotë sipas ligjit. Duke reaguar në këtë mënyrë, ai tregohet si një fëmijë i pamend. Neymar është një futbollist i famshëm, milioner, por nga ligji duhet të trajtohet si gjithë të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat