Ylli i Premier i thotë po Interit, por Liverpool i rrëmben talentin e Ajax

Futboll

Ylli i Premier i thotë po Interit, por Liverpool i rrëmben talentin e Ajax

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 06:56
Romelu Lukaku

Sipas asaj që shkruan "Direct TV", Romelu Lukaku është shumë pranë Interit. Belgu ka dhënë "ok" e tij për të ulur rrogën nga 10 mln euro në 8 mln euro në sezon: por, Manchester United nuk dëshiron kartonin e asnjë futbollisti zikaltër, por ka arritur të ulë pretendimet deri në 70 mln euro, por që të jenë "cash".

Sakaq, një lajm i keq vjen për Interin sa i përket Donny van de Beek, një nga xhevahirët e Ajax këtë sezon, ku u dallua shumë edhe në Champions League. Shumë klube kanë vënë syrin te ai, edhe pse agjenti pati një takim me drejtuesit e Interit.

Megjithatë, Jurgen Klopp, tepër i kujdesshëm kur flitet për futbollistë që bëjnë diferencën, e ka kërkuar dhe "Liverpool Echo" shkruan se Ajax është më i kënaqur nëse lojtari shkon në Premier, teksa "reds" kanë mundësi financiare të pashterueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat