Tirana shpallet kampione

Futboll

Tirana shpallet kampione

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:35
Tirana shpallet kampione

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, është zhvilluar finalja midis Tiranës dhe Ali Demit për kampionin e Futsallës.

Ka fituar Tirana me rezultatin 7:5 ndaj Ali Demit në një ndeshje plot emocione në këtë përballje mes dy ekipeve të kryeqytetit. Ekipi kampion i edicionit 2018-2019, Tirana sipas rregullores do të marrë pjesë në turin paraeliminator të Champions League për Futsal.

Medaljet dhe trofeun për fituesit i dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, z.Bardhyl Jera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat