Kjo është arsyeja që malazezët i frikësohen Kosovës

Futboll

Kjo është arsyeja që malazezët i frikësohen Kosovës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:43
Kjo është arsyeja që malazezët i frikësohen Kosovës

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.Tashmë Kosova ka arritur në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje stërvitore.Para takimit ka folur një prej ndihmës trajnerëve të kombëtares malazeze, Dragoje Lekoviq, i cili ka pohuar se i di përparësitë e skuadrës mysafire.“Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen, kemi analizuar kundërshtarët. I dimë mirë se cilat janë anët tona të mira, por i dimë edhe cilësitë e tyre. Gjithashtu i kemi analizuar dobësitë e tyre dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato”, tha Lekoviq.

Kosova është e rrezikshme, por ai ka besim në fitoren e të besuarve të tyre, ku kapiten do të jetë sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj.“Ata janë të mirë, por nuk besoj se do të na paraqesin problem nëse e luajmë lojën tonë. Megjithatë, një rënie në përqendrim, një moment neglizhimi, një vlerësim i dobët, mund të na dominojnë”, tha Lekoviq. Ndeshja ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme (e premte), me fillim në ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat