Ngo tremb Tiranën

Futboll

Ngo tremb Tiranën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:56
Ngo tremb Tiranën

Majkëll Ngo ka lënë dje Shqipërinë pas një sezoni me ulje-ngritje, por më shumë se largimi i anglezit për pushime, është e fshehtë një situatë tjetër. Sulmuesit i është ofruar rinovimi i kontratës me Tiranën, gjë që parimisht është arritur.

Gjithsesi, për firmën duhet pritur kthimi i anglezit. Ngo pritet të marrë rritje rroge, ndonëse zyrtarisht nuk ka asgjë të sigurt nëse anglezi do të firmosë apo jo për sezonin e ri. Dihet që Ngoja është një person, i cili nuk është i qëndrueshëm. Madje, anglezi mund të firmosë edhe për një skuadër tjetër pa njoftuar klubin Tirana.

Aktualisht, Majkëll Ngosë i ka përfunduar kontrata dhe mund të firmosë me çdo skuadër tjetër që i ofron më shumë se 8 milionë lekë të vjetër në muaj, që është paga aktuale e lojtarit të bardhebluve dy sezonet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat