Serbi injoron gazetarët shqiptarë të Kosovës!

Futboll

Serbi injoron gazetarët shqiptarë të Kosovës!

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:41
Serbi më konferencë injoron gazetarët shqiptarë të Kosovës!

Trajneri serb i Malit te Zi, Lubisha Tumbakoviq, injoroi te gjitha pyetjet e gazetareve shqiptarë në konferencën për media. Florim Canolli: Ju keni një futbollist që është nga Kosova, Fatos Beqiraj, a keni biseduar se si ndihet ai që do të luaj kundër atdheut?
Tumbakoviq: Ne kemi bërë vetëm mbledhjet e zakonshme, asgjë më shumë.
Arlind Sadiku: Presidenti i Federatës ka thënë që Beqiraj është kapiteni i tretë. Meqë nuk luan Saviq dhe Jovetiq, a mund ta konfirmoni që Beqiraj do të jetë kapiten kundër Kosovës?
Tumbakoviq: Nëse luan po.
Arlind Sadiku: Domethënë qenka në dyshim nëse do të luaj nesër?
Tumbakoviq: Do ta shihni nesër.
Arlind Sadiku: Pas tre ditësh është përvjetori i vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit tonë. Ju e keni njohur mirë edhe personalisht. Çfarë komenti keni për të?

Tumbakoviq: E kam pasur mik.
Arlind Sadiku: Vetëm kaq?
Tumbakoviq: S’kam çka them tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat