Aro Muric jep deklaratë shumë të çuditshme pas ndeshjes: Mu ndal trupi

Futboll

Aro Muric jep deklaratë shumë të çuditshme pas ndeshjes: Mu ndal trupi

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 00:20
Aro Muric

Kombëtarja e Kosovës në futboll regjistroi një barazimi zhgënjyes, 1-1, me Malin e Zi të premten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Pas ndeshjes, gardiani i “Dardanëve”, Arijanet Murici ka dhënë një deklaratë tejet të çuditshme, duke thënë:

“Trupi m’u ndal, më vjen keq nuk e di çfarë ndodhi, isha 100 përqind i gatshëm.

“[Gjyqtari] më dha një karton të verdhë pa asnjë arsye. Do ta shohim, do fle sonte e pastaj do t’iu tregoj [çka ndodhi]”, tha ai për SuperSport Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat