Sarri tek Juventus, zyrtarizimi javën e ardhshme?

Futboll

Sarri tek Juventus, zyrtarizimi javën e ardhshme?

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 08:56
Maurizio Sarri

Skuadra e Juventus duket se është afër që ta mbyllë dilemën për trajnerin e ardhshëm.

Në sezonin që kemi lënë pas, Juventus përfundoi me titullin e Serie A, por duke dështuar në Ligën e Kampionëve.

Pikërisht dështimi në Ligën e Kampionëve bëri që ‘Biankonerët’ të ndajnë rrugët me Massimiliano Allegrin, dhe që nga fundi i sezonit, skuadra po kërkon për një trajner të ri.

Nga emrat më të përmendur për të marrë postin e trajnerit të Juves është ai i Maurizio Sarri, dhe nga raportimet e fundit nga Italia, thuhet se zyrtarizimi do të bëhet gjatë javës tjetër.

‘Sportitalia’ dhe ‘Sky Sport Italia’ insistojnë se Maurizio Sarri do të nënshkruajë kontratën e tij me Juventus në fillim të javës tjetër, transmeton lajmi.net.

Juventus thuhet se janë dorëzuar për Pep Guardiolan, dhe tashmë janë të vendosur të finalizojnë marrëveshjen me ish trajnerin e Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat