Askush si Ramos, arritje e madhe e lojtarit me skuadrën kombëtare

Futboll

Askush si Ramos, arritje e madhe e lojtarit me skuadrën kombëtare

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:10
Sergio Ramos

Kapiteni i kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, ka bërë historinë në ndeshjen e mbrëmshme.  

Spanja ka mposhtur mbrëmë kombëtaren e Ishujve Faroe me rezultatin 1:4, fitore në të cilën shënoi edhe Sergio Ramos.

Ramos gjeti rrugën e golit qysh në minutën e 5’ të takimit, për të zhbllokuar këtë sfidë, që në fund solli tri pikë për ‘Stuhinë e kuqe’.

Me këtë fitore, Ramos tashmë regjistron 122 fitore me kombëtaren e Spanjës.

Asnjë lojtar në botën e futbollit nuk ka fituar më shumë ndeshje me kombëtaren, dhe kjo po që është një e arritur e madhe e lojtarit të Real Madrid.

Ramos do të ketë mundësinë që ta përmirësoj akoma më shumë këtë statistikë në ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat