Kur Cërvena Zvezda shkelte tokën e Kosovës dhe kur iu thyen hundët përfundimisht!

Futboll

Kur Cërvena Zvezda shkelte tokën e Kosovës dhe kur iu thyen hundët përfundimisht!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:29
Në Graçanicë me 23 maj 2017

Nacionalizmi i klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi nuk ka kufij dhe njihen gjithmonë si klub që prodhojnë urrejtje ndaj kombeve tjera, sidomos kundër shqiptarëve. Dëshmia më e mirë ka qenë se dy futbollistët e kësaj skuadre, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviq,  dy serbë, nuk pranuan të luajnë kundër Kosovës sepse nuk e njohin shtetin e Kosovës!

Po i paraqesim disa foto kur Cërvena Zvezda vinte sa herë të donte në Kosovë dhe me lejen e Bajram Begut luante me Graçanicën që nuk i njeh institucionet tona. Herën e fundit erdhën me 23 maj të vitit 2017 dhe e mundën me 4:0 Graçanicën, kinse në një ndeshje humanitare për bebet, por që në fakt ishte një ndeshje për të mbjellë nacionalizëm!

Image

Në Graçanicë me 23 maj 2017

Dhe krejt në fund, Zvezdës iu thyen hundët një herë e përgjithmonë në vitin 2018, në maj, kur i ndjeri Fadil Vokrri, kur ishte president i FFK-së, nuk iu dha leje që të shkelin tokën e Kosovës. Zvezda u hallakat por aty mori fund gjithçka për ta dhe e kuptuan se Kosova ka Zot shtëpie, është shtet dhe nuk mund të rrasen ata sa herë të duan. Kjo është Cërvena Zvezda e Beogradit që gjithmonë ka kultivuar frymë urrejtje ndaj shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat