Megzoni ka një mesazh emocionues për të ndjerin, dajën Fadil Vokrri

Futboll

Megzoni ka një mesazh emocionues për të ndjerin, dajën Fadil Vokrri

Nga: K. G. Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:13
Megzoni ka një mesazh emocionues për të ndjerin, dajën Fadil Vokrri

Trajneri i klubit të futbollit Ulpiana nga Lipjani, Megzon Visoka, nuk mund ta besoj ende se legjenda e futbollit nuk është në mesin tonë. Ai ndërroi jetë me 9 qershor të vitit të kaluar kur ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Megzoni është nip i Fadil Vokrrit.

“I dashur daja FADIL u bënë plot 12 muaj qe kur ti ike nga kjo bote.
Sot nuk do të kisha dashtë asgjë më shume sesa ti te ishe ende në mesin tonë për ti shijuar frytet e punës së palodhshme që bërë për vite të tëra, sukseset për të cilat punove tërë jetën dhe na bërë të gjithëve krenarë. Kisha dashtë që të shihja vetëm edhe njëherë dhe të them që je njeriu me modest dhe njeriu me vlerat me të larta njerëzore që unë kam takuar ndonjëherë.

Do të kujtojmë përherë më shume krenari - Legjendë. Veprat tua dhe personaliteti yt nuk do vdesin kurrë edhe sikur qielli dhe toka të bashkohen...!!! Mbret linde Mbret jetove dhe Mbret ike nga kjo botë. Me mungon edhe hija jote! Do të jesh udhërrëfyesi im gjatë gjithë jetës time Daja FADIL”, shkruan Visoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat