Belgjika e fortë për Kazakistanin

Futboll

Belgjika e fortë për Kazakistanin

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:07
Belgjika

Belgjika e ka mposhtur 3-0 Kazakistanin.

Belgjika ka vazhduar me formën e mirë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Skuadra e Roberto Martinez ka rrëmbyer pikët e plota kundër Kazakistanit, duke triumfuar 3-0.

Vendasit e nisën furishëm takimin, duke shënuar dy gola për tre minuta.

Fillimisht, në minutën e 11’, shënoi për 1-0 Mertens, pas një asisti nga ana e Eden Hazard.

Pas tre minutave, në atë të 14’, realizoi edhe 23-vjeçari i Atalantas, Timothy Castagne, për rezultatin 2-0.

Kurse për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar, shënoi Romelu Lukaku në minutën e50’.

Pas kësaj fitore, Belgjika ka shkuar në kuotën e 9 pikëve dhe prin në Grupin I, me tri pikë më shumë se Rusia dhe Skocia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat