Lautaro: Jetoj vetëm për një gjë, por tek Inter-i...

Futboll

Lautaro: Jetoj vetëm për një gjë, por tek Inter-i...

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 08:02
Lautaro Martinez

Argjentina ka fituar 5-1 miqësoren e luajtur kundër Nikaraguas dhe po përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për Kupën e Amerikës. 

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Lautaro Martinez, autor i dy golave. Pas takimit, ai ka folur edhe për eksperiencën e tij në Serinë A: "Jam me të vërtetë i lumtur, ishte shumë e rëndësishme për ne të luanim, edhe pse bëhej fjalë për një miqësore", ka thënë sulmuesi i Inter-it. 

"Golat për mua janë të rëndësishëm, sepse një sulmues jeton për të shënuar. Fatkeqësisht, tek Inter nuk po arrij të shënoj aq sa dua, por tani jam me kombëtaren dhe do të kërkoj të jap maksimumin". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat