Skuadra e Manchester United mund ta shpëtojë uellsianin Gareth Bale nga ‘tmerri’ i quajtur Real Madrid.
Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka bërë një ofertë në drejtim të Real Madrid për shërbimet e Bale.
‘Djajtë e kuq’ janë të interesuar ta transferojnë reprezentuesin e Uellsit, por vetëm në formë huazimi.
Sipas ‘Mirror’, United janë të gatshëm që ta huazojnë Bale për sezonin 2019/20, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Kjo marrëveshje do t’i ndihmonte edhe Real Madridit pasi do të grumbullonte disa të hyra për të bërë transferime tjera këtë merkato.