Citi ofron miliona euro për yllin e Benfikës - Bota Sot
Citi ofron miliona euro për yllin e Benfikës

Futboll

Citi ofron miliona euro për yllin e Benfikës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:18
Zhoao Feliks

Duket se skuadra e Mançester Sitit është ajo që po udhëheq garën për talentin e Benfikës, Zhoao Feliks, duke lënë pas për momentin Juventusin apo Mançester Junajtedin. Së fundmi ‘Qytetarët’ kanë ofruar një rrogë faraonike për Feliks, teksa i kanë ofruar një shifër prej 26 milionë paund në sezon. Në këtë mënyrë do të jetë e vështirë për klubet e tjera të konkurrojnë me Sitin, ndërsa tashmë ngelet për t’u bindur klubi i Benfikës. Portugezët kanë vendosur një klauzolë largimi prej 120 milionë eurosh, megjithatë nëse Feliks kërkon të transferohet në Angli, atëherë Benfika mund të ul disi pretendimet në negociatat me Sitin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...