Zbutet Ismet Munishi: Dikur premtonte tituj, tani paraqitje të mira

Futboll

Zbutet Ismet Munishi: Dikur premtonte tituj, tani paraqitje të mira

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:41
Ismet Munishi

I vetshpalluri “babai” i futbollit kosovar nuk është se i ka punët mirë me titujt.

Ismet Munishi tash e një kohë të gjatë nuk ka fituar titull kampioni ose kupe, derisa ajo që lë shumë për të dëshiruar, është shkarimi ose dorëheqja e shpeshtë që i ka ndodhur.

Mirëpo, si duket, Munishi ka mësuar nga gabimet e shumta dhe gradualisht ka filluar t’i përmirësojë.

Përderisa edicioneve të kaluara premtonte tituj të shumtë, “rasti i Dritës”, tani është goxha i arsyeshëm në premtimet e tij.

Kjo mund të vërehet së fundi, pas marrëveshjes së arritur me Ballkanin e Suharekës.

Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare, duke folur për faqen zyrtare të klubit “portokall e zi” ka premtuar se do të mundohen t’i mbrojnë me nder ngjyrat e skuadrës dhe për çudi nuk ka premtuar trofe, por vetëm lojëra të bukura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat