Strakosha çmend Premier League-n, dy gjigantët londinez gati ofertën

Futboll

Strakosha çmend Premier League-n, dy gjigantët londinez gati ofertën

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:47
Thomas Strakosha

Derbi londinez për portierin e kombëtares shqiptare dhe Lazios, Thomas Strakosha. 

Paraqitjet e 24 vjeçarit kuqezi kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme Europiane, ku së fundmi, në garë për shërbimet e tij janë vendosur Arsenali dhe Tottenham Hotspur. Lajmi bëhet i ditur nga "The Sun" që shton se drejtuesit e dy skuadrave kanë nisur nga puna për të bindur një nga futbollistët më të talentuar të kombëtares shqiptare. 

Në "Emirates Stadium", Strakosha shihet si pasuesi ideal i Petr Cech, ndërkohë që "Gjelat" shohin te 24 vjeçari njeriun që pritet të zëvendësojë Hugo Lloris. Për kartonin e Strakoshës, bardhekaltërit kërkojnë jo më pak se 50 milionë euro, shifër e konfirmuar nga presidenti, Claudio Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat