Chelsea gjen pasardhësin e Sarri-t, shpërthejnë tifozët

Futboll

Chelsea gjen pasardhësin e Sarri-t, shpërthejnë tifozët

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:54
Maurizio Sarri

Rafa Benitez ka filluar pushimet pas një tjetër sezoni pozitiv të kaluar në drejtim të Newcastle. Bardhezinjtë kanë mbijetuar në Premier League për vitin e dytë radhazi pas ngjitjes në Championship nën drejtimin e spanjollit, i cili adhurohet nga tifozët.

E ardhmja afatgjatë e Rafa-s në "St. James Park" është e paqartë. Madje, Benitez mund të largohet nga Newcastle më herët nga sa ishte parashikuar.  Ish-trajneri i Liverpool-it, në fakt, mund të marrë drejtimin e Chelsea-t. 

Maurizio Sarri pritet të transferohet tek Juventus dhe, sipas shtypit italian, Benitez mund të kthehet në "Stamford Bridge". Aventura e tij e mëparshme me londinezët ka qenë e shkurtër dhe e suksesshme, por tifozët nuk e duan.

Ai ndihmoi klubin të kualifikohej në Champions League dhe të fitonte Europa League, por tifozët e Chelsea-t nuk e kanë dashur asnjëherë për shkak të së kaluarës së tij me Liverpool-in. Kështu, lajmi për një kthim të mundshëm të tijin në Londër nuk është pritur mirë nga tifozët "Bluve" dhe nga ata të Newcastle. 

Një tifoz i bardhezinjve ka shkruar në Twitter: "Te Chelsea nuk të deshën kurrë. Ishe trajneri i tyre i përkohshëm. Fitove me ata dhe më pas të zëvendësuan. Te Newcastle të duan kur fiton, humbet dhe barazon". 

Një tifoz tjetër ka shkruar: "Rafa është një burrë nderi, nuk do të largohej pa u thënë më parë tifozëve. Ai ka qenë një shenjt qëkur ka ardhur te Newcastle dhe i adhuron tifozët". 

As tifozëve të Chelsea-t nuk u pëlqen ideja e kthimit të trajnerit. "Rafa Benitez...? Po talleni?", ka qenë një nga mesazhet e postuara në Twitter. Ndërsa një tjetër ka shkruar: "Nëse Chelsea merr Rafa Benitez, unë do të heq dorë".

"Reece James do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi dhe tani flitet për një kthim të Rafa Benitez. Është me të vërtetë e shpifur të jesh një tifoz i Chelsea-t tani", ka shkruar një tjetër.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat