Shqipëria U-21 shfryn ndaj Uellsit!  - Bota Sot
Shqipëria U-21 shfryn ndaj Uellsit! 

Futboll

Shqipëria U-21 shfryn ndaj Uellsit! 

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:19
Shqipëria U-21 shfryn ndaj Uellsit! 

Shqipëria U-21 ka fituar dhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Uellsit me rezultatin 3:1. Sfidë kjo e luajtur në stadiumin "Niko Dovana", të Durrësit. Ishullorët u shfaqën dukshëm më të dobët se kuqezinjtë e vegjël që fituan besim nga ndeshja e parë dhe treguan më shumë në fushën e lojës. Një fitore e pastër që nisi me golin e Bullarit në minutën e 8-të, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0. Mala i Partizanit dyfishoi në minutën e 14-të. Trajneri Bushi bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe aktivizoi Brojën e Chelseat. Shtatlarti arriti të linte gjurmën e tij duke shënuar golin e tretë dhe të kapitullimit për Uellsin. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 68-të. Për Uellsin shënon Lewis nga penalltia (90+1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...