Sulmuesi francez ka njoftuar që do të largohet nga Atletico Madridi.
E ardhmja e Antoine Griezmann është një çështje shumë e diskutuar në Spanjë, pasi deri më tani nuk dihej se ku do të transferohej.
Por duket se tashmë ai ka vendosur dhe ekipi i tij i radhës do të jetë Barcelona.
Sulmuesi francez i cili pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Atletico Madrid në afatin kalimtar të kësaj vere, ende nuk ka zbuluar skuadrën e tij të re.
Por duke iu referuar edhe fjalëve të Griezmann i cili deklaroi se e vendosur se ku do të jetë e ardhmja, gazeta Mundo Deportivo bën me dije se sulmuesi francez do të transferohet te Barcelona dhe e ka e bërë tashmë zgjedhjen e tij.
I penduar që i refuzoi një vit më parë blaugranat, Griezmann tashmë është në pritje që dy klubet Barça dhe Atletico Madrid të gjejnë një marrëveshje për kalimin e tij në Camp Nou.
Ai madje ka pranuar edhe ulje të pagës, vetëm që t’i mundësohet transferimi te Barcelona ku do të luajë përkrah Lionel Messit.