Pogba: U konvertova në islam kur i mbusha 20 vjet, falem 5 herë në ditë, u bëra njeri i mirë - Bota Sot
Pogba: U konvertova në islam kur i mbusha 20 vjet, falem 5 herë në ditë, u bëra njeri i mirë

Futboll

Pogba: U konvertova në islam kur i mbusha 20 vjet, falem 5 herë në ditë, u bëra njeri i mirë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:39
Paol Pogba

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka zbuluar arsyen pse vendosi të konvertohet në Islam pasi i mbushi 20 vjet.

Përfaqësuesi francez ka thënë se ai po vinte dyshim mbi shumë gjëra para se të konvertohej në Islam dhe të bëhej më paqësor brenda vetes.

Pogba, i cili së fundi shkoi në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, thotë se duke u konvertuar në Islam, ai është bërë person më i mirë.

Kur u pyet se çfarë kuptimi ka të qenit mysliman për të, Pogba tha për The Times: “Është gjithçka. Kjo gjë më bën mua të jem falënderuar për gjithçka”.

“Më bëri mua të ndryshojë, t’i kuptojë më mirë disa gjëra në jetë. Mendoj se, ndoshta, ky vendim më ka bërë mua të qetë brenda vetes”.

“Ishte një ndryshim i mirë në jetën time sepse unë nuk kisha lindur mysliman, edhe pse nëna ishte e tillë. Unë thjesht u rrita në këtë mënyrë, duke pasur respekt për të gjithë”.

“Islami nuk është pamja që të gjithë e shohin – terrorizmi… Është me të vërtetë diçka plotësisht ndryshe nga ajo që e dëgjojmë nëpër media, është diçka e bukur”.

“Ti mësohesh me këtë. Të gjithë mund ta zbulojnë se ata ndihen të lidhur me Islamin”.

Kur u pyet se çfarë bëri që ai ta ndryshojë fenë e tij, fituesi i Kupës së Botës e pranon se e bëri këtë gjë në mënyrë që të jetë më i përqendruar.

“Ndodhi sepse unë kam shumë shokë që janë myslimanë. Ne gjithmonë flasim. Unë po vija në dyshim shumë gjëra dhe pastaj fillova të hulumtoj vetë. U fala një herë me shokët e mi dhe ndjeva diçka ndryshe. U ndjeva me të vërtetë mirë”.

“Që nga ajo ditë, unë vetëm kam vazhduar. Duhet të falesh pesë herë në ditë, kjo është njëra ndër themelet e Islamit. Është diçka që ti e bën. Pse e bën? Ti kërkon për falje dhe je falënderues për gjithçka që ke, si shëndetin dhe gjithçka tjetër”.

“Është me të vërtetë një religjion që ma ka hapur mendjen dhe më ka bërë person më të mirë. Mendon më shumë për atë që ndodh pas jetës”.

“Kjo jetë e ka një test, si ky tani që unë jam me ty. Edhe nëse ti nuk je mysliman, ti je një person normal. Ne kemi një lidhje njerëzore dhe unë të respektoj ty për atë që je, për fenë që e ke, për racën të cilës i takon. Islami është thjesht kjo: respekt për njerëzimin dhe gjithçka”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...