Carrasco kthehet në Evropë, e kërkojnë dy klube të mëdha - Bota Sot
Carrasco kthehet në Evropë, e kërkojnë dy klube të mëdha

Futboll

Carrasco kthehet në Evropë, e kërkojnë dy klube të mëdha

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:50
Yannick Carrasco

Futbollisti belg nuk dëshiron të luajë më në kampionatin kinez.

Yannick Carrasco dëshironte të largohej nga Kina edhe në muajin janar, por në momentet e fundit vendosi të vazhdonte deri në verë aventurën e tij te skuadra Dalian Yifang.

Tani që ofertat për belgun nuk mungojnë ai dëshiron të luajë përsëri në kontinentin e vjetër.

Arsenali tash e sa kohë interesohet për ish-yllin e Atletico Madridit, por në garë për të është futur edhe Bayern Munichu. Bavarezët fillimisht kanë për synim blerjen e Leroy Sane nga Manchester City, por nëse ky transferim dështon do të bëjnë çmos ta transferojnë Carrascon në Allianz Arena.

Çmimi i tij në treg vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe si Arsenali ashtu edhe Bayerni nuk do të kenë problem të paguajnë këtë shifër për ta transferuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...