“Mbyllesha në dhomë për 3-4 ditë”, Eboue rrëfen dramën: Ja si i gënjeja fëmijët kur më pyesnin pse nuk po luaja - Bota Sot
“Mbyllesha në dhomë për 3-4 ditë”, Eboue rrëfen dramën: Ja si i gënjeja fëmijët kur më pyesnin pse nuk po luaja

Futboll

“Mbyllesha në dhomë për 3-4 ditë”, Eboue rrëfen dramën: Ja si i gënjeja fëmijët kur më pyesnin pse nuk po luaja

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:34
Emanuel Eboue

Emanuel Eboue u skualifikua me 1 vit në vitin 2016-të, për shkak se nuk kishte paguar agjentin e tij. Ky skualifikim e kishte demoralizuar jashtë mase, ish-lojtarin nga Bregu i Fildishtë, teksa në një rrëfim për “RMC Sport”, zbulon se si i gënjente fëmijët e tij, gjatë kohës që ishte i pezulluar nga aktiviteti.

36-vjeçari mbajti veshur fanellën e Arsenalit për 6 sezone, ndërkohë që më pas u transferua te turqit e Gallatasarait, ku u aktivizua për 4 sezone, teksa më pas u rikthye sërish në Premier Ligë, te Sandërlendi, por nuk arriti të aktivizohej, pasi FIFA e dënoi, pasi nuk i pagoi shumën 1 milionë euro menaxherit të tij.

Në rrëfimet e tij, Eboue, e pranon se ka menduar edhe vetëvrasjen për shkak të problemeve të shumta, ndërkohë që edhe sot, 36-vjeçari merr mjekime kundër depresionit.

“FA-ja më pezulloi nga çdo aktivitet, nuk kisha të drejtë të stërvitesha me asnjë klub. Stërvitesha vetëm dhe më vinte turp. Shkoja për vrap herët në mëngjes, por kishte persona që vraponin dhe afroheshin për të bërë foto. Pastaj m’u desh të stërvitesha natën, nuk mund të rrija në shtëpi.

Kur pashë fëmijët, më pyetën kur do të kthehesha të luaja dhe kur dilja në mëngjes, bëja sikur do të shkoja në punë. Rrija jashtë dhe shkoja në shtëpi, kur fëmijët ishin në gjumë. Nuk doja të më pyesnin pse nuk po luaja. Shpesh mbyllesha në dhomë për 3-4 ditë. Edhe sot marr mjekime kundër depresionit”, u shpreh Eboue.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...