Kadri Veseli u fut në zhveshtore duke thyer protokollin, ja çka thotë zvicenani

Futboll

Kadri Veseli u fut në zhveshtore duke thyer protokollin, ja çka thotë zvicenani

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:16
Kadri Veseli u fut në zhveshtore duke thyer protokollin, ja çka thotë zvicenani

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që prej ardhjes në postin e selektorit të kombëtares së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, Le Matin, Challandes ka folur në mes të tjerash edhe për fitoren e fundit kundër Bullgarisë.

Një ditë pas ndeshjes në Sofje, “Le Matin” intervistoi trajnerin zviceran në kryeqytetin kosovar, i cili në mes të tjerash foli edhe për hyrjen e Kadri Veselit, kryeparlamentarit të Kosovës në zhveshtoren e stadiumit “Vasil Levski”.

Veseli ka qenë i pranishëm në stadium për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Ndërsa pas ndeshjes, ai iu mbajti futbollistëve një fjalim në zhveshtore, me ç’rast e theu protokollin e ndeshjes.

Në lidhje me këtë, zvicerani 67-vjeçar e ka përmendur edhe këtë rast për “Le Matin”.

“Kjo është e mrekullueshme. Të hënën në Sofje, kryeparlamentari kosovar erdhi të na vizitonte në hotel, pastaj edhe në zhveshtore pas ndeshjes. Kishte fishekzjarre në Prishtinë pas suksesit tonë”, tha fillimisht Challandes.

“Kjo arritje dërgon edhe një mesazh për ata që nuk kanë zgjedhur ende për cilin shtet duan të luajnë. Ka shumë kosovarë të rinjë në Gjermani që janë të pavendosur e që disa tashmë kanë zgjedhur gjermanët”, shtoi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat