Sot në orët e hershme të mëngjesit ka startuar edhe një prej kompeticioneve më interesante në rangun e kombëtareve, Kupa e Amerikës.
Ndeshja hapëse e kësaj gare u luajt ndërmjet kombëtares së Brazilit dhe kombëtares së Bolivisë, shkruan lajmi.net.
Ashtu edhe siç pritej, takimin e fituan favoritët e kësaj gare, Brazili, duke e mposhtur Bolivinë me rezultatin 3:0.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, përkundër dominimit absolut të skuadrës së udhëhequr nga Tite.
Pjesa e dytë tregoi plotë tri gola, me Philippe Coutinhon që zhbllokoi gjithçka në minutën e 50’, me anë të penalltisë.
I njëjti realizoi vetëm dy minuta më vonë, duke dyfishuar epërsinë e Seleçao.
Fitoren e Brazilit dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vendosi Everton, i cili realizoi në minutën e 85’.
Ndeshjen tjetër në Grupin A, Brazili e luan kundër kombëtares së Venezuelës.