Të hënën, Totti dhe Roma ndahen përfundimisht dhe përjetësisht

Futboll

Të hënën, Totti dhe Roma ndahen përfundimisht dhe përjetësisht

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:48
Francesco Totti

Francesco Totti do të ndahet të hënën përfundimisht me Romën. Legjenda e skuadrës romake ka njoftuar një konferencë për media ditën e hënë.

Totti është i idinjuar me pronarët dhe udhëheqësit e skuadrës, ndërsa ndjenë edhe vetë përgjegjësi për situatën e krijuar.

Totti ka kontaktuar dje në telefon shefin ekzekutiv të skuadrës, Guido Fiengan të cilit i ka kumtuar lajmin e largimit dhe pakënaqësinë e tij.

Ish-kapiteni i Romës në konferencën e të hënës do të kumtoj lamtumirën e tij nga Roma dhe më pas do të niset me familje në pushime.

Totti është i pakënaqur me çdo vendim të skuadrës, e sidomos këtë të fundit, emërimin e Fonsecas si trajner të ri te Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat