Trippier tek Juventus varët nga e ardhmja e Cancelo - Bota Sot
Trippier tek Juventus varët nga e ardhmja e Cancelo

Futboll

Trippier tek Juventus varët nga e ardhmja e Cancelo

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:43
Joao Cancelo

Skuadra e Juventus është në pritje të hapit të radhës së mbrojtësit të tyre, Joao Cancelo.

Ylli portugez ka qenë së fundmi në shënjestrën e Manchester City, të cilët duan ta përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes.

‘DailyMail’ ka raportuar se anglezët janë të vendosur ta transferojnë lojtarin dhe se janë të gatshëm të paguajnë deri në 45 milionë euro për të.

Nga hapat e Man City është lëkundur Juventus, të cilët menjëherë kanë identifikuar zëvendësuesin potencial të portugezit.

‘Zonja e vjetër’ ka shfaqur interesim për yllin e Tottenham Hotspur, Kieran Trippier, i cili mbron edhe ngjyrat e kombëtares së Anglisë.

Por, lëvizjet e radhës së Juventus varën shumë nga vendimi që Cancelo do të marr për të ardhmen e tij.

Kujtojmë se për Trippier, përveç Juventus, interesim kanë shfaqur edhe skuadrat si Atletico Madrid e Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...