Barcelona dhe PSG për turp, zbulohet motivi si Reali u rrëmbeu talentin e madh japonez! - Bota Sot
Barcelona dhe PSG për turp, zbulohet motivi si Reali u rrëmbeu talentin e madh japonez!

Futboll

Barcelona dhe PSG për turp, zbulohet motivi si Reali u rrëmbeu talentin e madh japonez!

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 23:56
Takefusa Kubo

Quhet Takefusa Kubo dhe do të kemi mundësinë ta shohim në Copa America, pasi është titullar te Japonia, që merr pjesë si e ftuar në këtë kompeticion në Amerikën Latine.

Kubo është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid, që ka thyer kështu konkurrencën e Barcelonas dhe PSG, që kishin kohë që e ndiqnin. Sidomos, katalanasit, pasi konsiderohet talenti më i madh në Japoni.

Sipas asaj që ka zbuluar "Marca", Barcelona dhe PSG ishin në dijeni që kontrata e tij me FC Tokyo skadontë më 31 janar të vitit 2020, ndaj do të tentonin goditjen me "0" pikërisht pas këtij viti. Kjo pasi kishin parë datën në Transfermarkt dhe nuk kishin biseduar realisht me FC Tokyo apo me futbollistin...

Më pas, Transfermarkt u azhornua pas qershorit, por ishte tepër vonë!

Por, Real Madrid, që kishte biseduar me drejtuesit japonezë, e ka kuptuar se më 1 qershor futbollisti ishte i lirë dhe e zyrtarizoi duke mos i lënë kohë të ndreqnin gabimin e madh Barcelonas dhe PSG.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...