Në fushatat e fundit të merkatos, serbi i Lazio, Milinkovic-Savic është përfolur gjithmonë për një transferim të mundshëm te Milan, veçanërisht në merkaton e fundit, kur bardhekaltrit refuzuan një ofertë të majme të klubit kuqezi.
Gjërat duket se kanë ndryshuar fuqishëm në këtë merkato aktuale, pasi emri i mesfushorit të Lazio është stacionuar fuqishëm te ekipi kampion në fuqi i Francës Paris Saint-Germain.
Referuar raportimeve më të fundit të “Canal+”, ka patur një takim mes menaxherit të serbit dhe Leonardos, drejtuesi brazilian i rikthyer te PSG, pas aventurës te Milan. Konkretisht PSG po tenton në të gjitha mënyrat për të finalizuar blerjen e 24-vjeçarit.