Benfica ka mohuar lajmet se Joao Felix është në prag të një transferimi për 120 milionë euro tek Atletico Madrid.
Marca dhe Telegraf kanë raportuar kohët e fundit se transferimi i Felixit në Atletico Madrid është mbyllur në mënyrë efektive.
Por kampionët portugezë tani kanë lëshuar një deklaratë të klubit duke mohuar thashethemet:
“Duke pasur parasysh lajmet e botuara në këto orë të fundit, Benfica sqaron se është gjithçka gënjeshtër në lidhje me një transferim të mundshëm të lojtarit Joao Felix në Atletico Madrid. Kushtet për negociatat me të janë publike dhe të njohura, duke marrë parasysh klauzolën e përcaktuar në shumën prej 120 milionë euro”, shkruhet në deklaratë.