Alisson: Ky lojtar i Liverpoolit i frikëson kundërshtarët!

Futboll

Alisson: Ky lojtar i Liverpoolit i frikëson kundërshtarët!

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:20
Alisson Becker

Alisson Becker përjetoi një sezon mahnitës me Liverpoolin – por ai thotë se Virgil van Dijk e bëri punën e tij shumë më të lehtë.

Ish-portieri i Romës siguroi çmimin si portieri më i mirë i vitit në Premierligë, pasi mbajti portën e paprekur në 21 duele.

“Van Dijk jep shumë besim për ekipin dhe lojtarët,” tha Alisson për faqen e Liverpool.

“Kur të keni Virgil van Dijk – gjigantin në fushë, pasi ai frikëson kundërshtarët. Për mua, ai është i veçantë.”

“Unë kam mbrojtës të mëdhenj – Joel Matip, Joe Gomez, Dejan Lovren. Të gjithë bënë një punë të shkëlqyer këtë sezon. Por Virgil ka diçka të veçantë, ai është njeriu i madh”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat