Andrea Barzagli, senatori i Juventusit vendos të ardhmen. Sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport", mbrojtësi, që u tërhoq nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke prekur të gjithë me lotët e tij, ka vendosur që të pranojë rolin si ndihmës te stafi i Maurizio Sarrit, edhe pse paralelisht do të vazhdojë kursin në Koverçiano për t'u bërë trajner.
Barzagli do të merret sidomos me aspektin e repartit difensiv. Ish-mbrojtësi kaloi 8 vite te Juventusi, që kur u ble për vetëm 300 mijë euro nga Ëolfsburg, duke fituar tetë tituj radhazi.