De Ligt te PSG? “Plani B” i kampionëve të Francës kushton €15 mln në sezon

Futboll

De Ligt te PSG? “Plani B” i kampionëve të Francës kushton €15 mln në sezon

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:40
Matthijs De Ligt

Një prej emrave më të përfolur në këtë merkato vere është padyshim kapiteni i Ajax dhe mbrojtësi i përfaqësueses së Holandës, Matthijs De Ligt. Ylli holandez ka magjepsur gjysmën e Europës gjatë sezonit të fundit, duke merituar vëmendjen dhe interesimin e gjigantëve Juve, Paris Saint Germain, Barcelona dhe Liverpool.

Javët e fundit është PSG që ka ndërhyrë fuqishëm për mbrojtësin, duke zbehur epërsinë e krijuar nga katalanasit. Gjithsesi, kampionët e Francës, me rikthimin e Leonardos nga Italia, tashmë kanë edhe një “Plan B”. 

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Sipas “Soccer Link”, Leonardo ka përgatitur një kontratë prej 15 milionë euro në sezon për senegalezin, që gjithashtu është një objektiv i Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat