Tifozët e Inter tregojnë besnikërinë, 30 mijë abonime deri tani - Bota Sot
Tifozët e Inter tregojnë besnikërinë, 30 mijë abonime deri tani

Futboll

Tifozët e Inter tregojnë besnikërinë, 30 mijë abonime deri tani

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:36
Tifozët e Inter tregojnë besnikërinë, 30 mijë abonime deri tani

Pasi fituan kampionatin e tyre mes tifozërive sezonin e kaluar, duke regjistruar pjesëmarrje mjaft të larta në çdo ndeshje, fansat e Interit janë përgjigjur fuqishëm edhe në këto ditë të para të hapjes së fushatës së abonimeve për sezonin e ardhshëm.

Sot në fakt u mbyll fushata e riabonimeve për personat që kanë qenë pjesë e “San Siro”-s edhe sezonin e kaluar dhe klubi zikaltër njoftoi se u arrit kuota e 30 mijë tifozëve, një shifër të paktën 20% më e lartë se një vit më parë.

Nga tani ka nisur fushata e abonimeve për cilindo që dëshiron t’i ndjekë të gjitha ndeshjet e Interit nga stadiumi, ndërsa pritshmëritë e klubit janë që të shesin në kohë rekord të gjitha teserat e vëna në dispozicion.

Natyrisht që ky duket një objektiv tërësisht i arritshëm, duke qenë se deri tani Interi ka emëruar vetëm Antonio Conten në pankinë dhe nuk ka filluar akoma nga afrimet e merkatos. Kur të fillojë edhe përforcimi i organikës, pritet që të rritet ndjeshëm edhe interesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...