Marcos Llorente, shitja e parë e Realit këtë verë - Bota Sot
Marcos Llorente, shitja e parë e Realit këtë verë

Futboll

Marcos Llorente, shitja e parë e Realit këtë verë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:03
Marcos Llorente, shitja e parë e Realit këtë verë

Real Madrid ka bërë shitjen e parë të verës, pas transferimit prej 40 milionë eurosh të Marcos Llorente te rivalët e Atletico Madrid.   

Los Blancos duhet të shesin pasi kanë bërë blerje të mëdha në fillim, pasi ata zyrtarizuan Eder Militao, Rodrygo Goes, Luka Jovic, Eden Hazard dhe Ferland Mendy për një total prej 305 milion euro. Emri i vetëm që mbetet në listën e dëshiruar të Zinedine Zidane është Paul Pogba, një tjetër transferim i kushtueshëm.

Shitjet ishin planifikuar dhe Marcos Llorente ka të ngjarë të jetë vetëm ‘domino e parë që bie në këtë drejtim’. Pas 24-vjeçarit, Raul de Tomas është në pragë të bashkimit me Benficas.

James Rodriguez, Theo Hernandez dhe Martin Odegaard janë të gjithë duke ndjekur rrugën e Llorentes, ndërsa dikush si Gareth Bale do të jetë i vështirë për t’u disponuar, duke pasur parasysh pagën e tij të tepruar dhe dëshirën për të qëndruar te Reali. Sergio Reguilon mund të largohej edhe para mbërritjes së Mendy.

Me shitjen e Llorente dhe largimin e menjëhershëm të De Tomas, numri i lojtarëve të Los Blancos do reduktohet nga nga 37 në 35.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...