Rekordi katastrofal që Messi nuk do të dëshironte ta shihnit - Bota Sot
Rekordi katastrofal që Messi nuk do të dëshironte ta shihnit

Futboll

Rekordi katastrofal që Messi nuk do të dëshironte ta shihnit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 00:06
Lionel Messi

Është e pamundshme të mos ndjejmë keqardhje për Lionel Messin.

31-vjeçari fitoi tripletën me Barcelonën dhe ishte favoriti ta fitonte “Topin e Artë”, por në muajt e fundit gjërat kanë shkuar si mos më keq për të me Kombëtaren.

Aventura e Argjentinës në Kupën e Amerikës po shkon drejt zhgënjimit, pasi nga dy ndeshje ka regjistuar një humbje dhe një barazim.

Sidoqoftë, vlen të ceket se Messi kishte vendosur të pensionohej nga “La Albacieste” më 2016, kur ai në mënyrë sensacionale potencoi se do të pensionohej nga reprezentacioni.

Ai e dha këtë deklaratë pas humbjes zhgënjyese kundër Kilit në finale të Kupës së Amerikës, por ai e tërhoqi vendimin pas një bisede me zyrtarët e Kombëtares.

Tani ai mund të jetë penduar që është rikthyer sepse Argjentina ka marrë teposhtëzen që nga ajo verë.

Në fakt, Kombëtarja latino-amerikane ka fituar vetëm një ndeshje në gjashtë kompeticione të rëndësishme që prej kur Messi kishte vendosur të largohej – duke regjistruar tri humbje dhe dy barazime në proces.

Pas kësaj ecurie katastrofale, sigurisht se pesë herë “Topi i Artë” duhet të jetë duke menduar nëse kishte marrë vendimin e drejtë kur kishte vendosur të rikthehej nga pensionimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...