Vendoset më në fund: Kjo do të jetë skuadra e re e Maguire

Futboll

Vendoset më në fund: Kjo do të jetë skuadra e re e Maguire

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:45
Maguire

Manchester City është pranë mbylljes së transferimit të Harry Maguire në ‘Etihad Stadium’.

Mbrojtësi i Leicester City dhe Kombëtares së Anglisë, do të ndërrojë skuadër këtë afat kalimtar.

Kampionët e Premierligës thuhet të kenë fituar betejën me kushërinjtë nga Manchester United për Maguire.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Star’, ku raportohet se kartoni i Maguire do t’i kushtojë Manchester Cityt rreth 75 milionë euro.

Kujtojmë se Maguire vitin e kaluar ishte kërkuar nga Jose Mourinho sa drejtonte Manchester Unitedin, dëshirë kjo që nuk iu realizua trajnerit portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat