Interi dhe Milani stadium të përbashkët, do t’u kushtojë 700 milionë euro - Bota Sot
Interi dhe Milani stadium të përbashkët, do t’u kushtojë 700 milionë euro

Futboll

Interi dhe Milani stadium të përbashkët, do t’u kushtojë 700 milionë euro

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:10
Giuseppe Meazza

Dy ekipet e qytetit të Milanos kanë bërë gati planin për ndërtimin e stadiumit të ri.

Shumë muaj bisedime dhe duket se Interi dhe Milani më në fund kanë rënë dakord që të ndërtojnë një stadium të tyrin, të cilin do ta përdorin të dy klubet së bashku.

Të dyja klubet do të paraqesin kërkesën zyrtare në Bashkinë e Milanos për ndërtimin e stadiumit të ri, një projekt i cili do t’u kushtojë 700 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2023.

Stadiumi i ri do të ndërtohet pranë Giuseppe Meazzas, i cili pritet të shembet edhe pse për një gjë të tillë ka shkaktuar mjaft reagime, pasi ka njerëz të cilët nuk duan ta rrëzojnë një stadium që ka qenë simbol i qytetit të modës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...