Liverpooli dhe Barcelona janë në luftë në merkato për afrimin e një sulmuesi thuajse të panjohur.
Silas Wamangituka kërkohet prej dy klubeve “big” të Europës.
Sulmuesi i ri është vetëm 19 vjeç dhe luan te skuadra e Parisit në ligën e dytë franceze.
Ai ka shënuar 11 gola në 33 ndeshje në ligën e dytë franceze.
Wamangituka mund të bëjë hapin e madh në karrierë, ndërsa fillimisht do të integrohet me ekipet e dyta të klubeve më pas në skuadrën e parë.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të afatit kalimtar të verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.